“Varfërinë nuk e do njeri prej qejfit, është një e keqe që vjen e të zë pa dëshirën tënde”

 “Varfërinë nuk e do njeri prej qejfit, është një e keqe që vjen e të zë pa dëshirën tënde”

Historia e familjes Bogdani preku jo pak shqiptarë. Vëlla e motër së bashku me nënën jetonin në kushte ekstreme në Rajcë Bardhaj të Librazhdit, pa asnjë mbështetje dhe në varfëri të madhe.

E pas prezantimit të rastit, emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” shkon tek familja Bogdani për t’i sjellë lajmin që do t’i ndryshojë jetën.

Sidriti takon të vetmin djalë të familjes, që kryefamiljarin e humbi prej një sëmundje të rëndë. Të riut i mbushen sytë në lot kur sheh Sidritin. E kupton se një ditë e bardhë po vjen për të dhe familjen.

Sidriti: Si je?

Djali: Mir faleminderit

Sidriti: Çfarë ke, pse t’u mbushën sytë me lotë? Dëgjo, tek emisioni të gjithë familjet na bëhen sikur i njohim prej vitesh. Varfëria dhe fukarallëku, normalisht askush nuk e don prej qejfit. Është një e keqe që të vjen e të zen pa dëshirën tënde. Sot ti je i ri, por ke me u rrit dhe mbaj mend që ke me i dal zot vetes.

Amadeo: Inshallah

Sidriti: Ti e di shumë mirë që unë nuk kam ardhur kot. Lëvizim me një qëllim, e mbas këtij qëllimi janë të fshehur shumë zemra shqiptarësh. Mos qaj, se për mirë kemi ardhur

Amadeo: Faleminderit shumë.

Sidriti: Ne erdhëm për të të dhënë lajmin për një shtëpi të re. Këtë e more vesh. S’mund t’ju linim pa dëgjuar dëshirën e hallin tuaj. Pa humbur kohë, ti japësh lajmin e mirë mamit e motrës. Mos i thuaj kush ka ardhur. Ne po shkojmë të përgatisim shtëpinë e re, kurse ti hiqe mamin e motrën nga aty.

Amadeo shkon në shtëpizë. E pret e motra Mirela, të cilës i riu i thotë të shkojnë për të takuar nënën, pasi ka një lajm të mirë.

Djali: Kam një lajm të mirë. Hajde shkojmë ja themi dhe mamit. Sot kam ardhur t’ju them se do të shkojmë në një qytet, të jetojmë në një shtëpi më të mirë

Mirela: Me të vërtetë? Bën shaka?

Amadeo: Jo është e vërtetë. Do shkojmë në shtëpinë tonë të re. Mos më pyesni më, çohemi, bëjmë gjërat gati dhe ikim prej këtu.

Ndërkohë Sidriti e Meri Bejleri ndodhen në shtëpinë e re të familjes Bogdani.

Sidriti: Kam parë shumë shtëpi dhe këtu shumë shumë mirë duket. Atje ku jetonin ishin skandal, ndërsa këtu janë të gjitha.

Meri: Mjafton që ikën prej andej.

Sidriti: Ulemi t’i presim. Kujtoj veten kur kemi qenë në qytet studenti dhe kërkonim shtëpi. Në ëndrra nuk e kemi parë shtëpinë në atë kohë.

Meri: Shpesh e kemi thënë që nuk është diçka e vogël të të dhurojnë një shtëpi.

Sidriti: Zhurmë Meri zhurmë, hajde të shohim se çfarë bëhet.

E poshtë, shumë banorë të pallatit janë mbledhur për të mirpritur familjen, një skenë përlotëse.