“Vdekja e tij na pikëlloi shumë” Mesazhi i një ish minatori në ndihmë të familjes shqiptare në Bulqizë

 “Vdekja e tij na pikëlloi shumë” Mesazhi i një ish minatori në ndihmë të familjes shqiptare në Bulqizë

Historia e familjes Skuka preku zemrat e shqiptarëve, e në veçanti ndarja e parakohshme nga jeta e kryefamiljarit, minator në minierat e Bulqizës.

Mes dhjetëra mesazheve të ardhura në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, erdhi dhe një mesazh prekës nga një ish minator, tashmë në pension dhe në gjendje jo fort të mirë shëndetësore pikërisht për shkak të kësaj pune të vështirë.

Elvis Naçi lexoi mesazhin e tij, një shembull i mirfilltë që tregon bamirësinë mes zemrave dhe mirësinë e njerëzve të këtij vendi që e quajmë Shqipëri.

“Shumë të nderuar Elvis, Sidrit e Eneida. Minatori që u nda nga jeta është bashkëfshatari im. Vdekja e tij na ka pikëlluar shumë. Jap për shpirt të prindërve të mij 100 euro për familjen e minatorit. Unë kam punuar në atë minierë për 15 vjet e sot jam pensionist invalid. Të hënën i dërgoj të hollat në bankë dhe Zoti ju shpërbleftë me të gjitha të mirat.”