Zbehet Covid, rikthehen virozat e stinës në Shqipëri! Të moshuarit ruajnë kujdesin: Kam frikë mos përsëritet

 Zbehet Covid, rikthehen virozat e stinës në Shqipëri! Të moshuarit ruajnë kujdesin: Kam frikë mos përsëritet

Prej disa ditësh në Shqipëri, numri i infektimeve ditore me Covid ka rënë ndjeshëm, ndërsa mjekët lajmërojnë se ka patur një numër të shtuar të shfaqjes së pacientëve të prekur nga virozat dhe alergjitë e stinës.

E teksa pandemia prej mëse një viti ishte shqetësimi kryesor i pacientëve, tashmë mjekët po i përgjigjen më së shumti shqetësimeve për prekjen nga virozat e stinës.

“Tashmë kemi një trend në ulje të rasteve me infektim të ovid dhe trend në rritje të paraqitjes së pacientëve me virozat e stinës. Pra kemi pacientë që paraqiten me dhimbje fyti, me rrufë të shpeshtë, etj.”-thotë mjekja Xhentiljana Nazaj, në intervistë për A2.

Pavarësisht ndjenjës së shqetësimit, më së shumti pacientët që telefonojnë mjekun rezultojnë të jetë të prekur pikërisht prej virozave të stinës dhe pak e më pak prej Covid.

“Duke krahasuar me një vit apo muaj më parë, tani rastet me infektimet shkojnë në 7-8 në ditë. Covid është në zbehje.”-thotë mjekja.

Pa çka rënies së numrit të infektimeve ditore në Shqipëri, sërish të moshuarit vijojnë të ruajnë një ndjenjë kujdesi dhe mbeten mbase të vetmit, që respektojnë më së shumti masat anti- Covid.

“Tani po ruhemi një çikë më shumë se më përpara, se kam frikë mos përsëritet. E ruaj veten”-thotë një i moshuar.

“Ruhemi për vete, por edhe për fëmijët”-thotë një tjetër qytetar.