“Zemra blu e Evropës” Aktori i ‘Hollywood’ thirrje për kthimin e lumit Vjosa në park kombëtar

 “Zemra blu e Evropës” Aktori i ‘Hollywood’ thirrje për kthimin e lumit Vjosa në park kombëtar

Lumi Vjosa mbetet një ndër lumenjtë e pakët të egër në të gjithë Europën dhe luftës për ta ruajtur atë duke e kthyer në një park kombëtar, i është bashkëangjitur dhe një figurë e Hollywood.

Leonard DiCaprio ka përcjellë në rrjetin social dokumentarin ‘Vjosa Forever’ ku bëhet thirrje për unifikimin e qytetarëve në ruajtjen e lumit Vjosa dhe krijimin e një parku, i cili do të ishte i pari dhe i vetmi park kombëtar i një lumi në egër në të gjithë Evropën.

 “Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #Blue Heart of Europe dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin,” ka shkruar DiCaprio, duke përcjellë një film të shkurtër për vlerat dhe prezervimin e lumit Vjosa.

Fushata ka nisur prej vitesh për ruajtjen e lumit, jo vetëm nga shqiptarë por edhe shumë të huaj, të cilët gjejnë në Vjosë një bukuri që nuk e gjen askund në të gjithë kontinentin e vjetër. Aktori i njohur DiCaprio reagon për të disatën herë në lidhje me Vjosën, që atje të mos ndërtohet asnjë digë apo HEC.