Zemrat e shqiptarëve shpëtojnë jetën e 11 vjeçarit

 Zemrat e shqiptarëve shpëtojnë jetën e 11 vjeçarit

Pas vuajtje të shumta erdhi lehtësimi dhe për Renaldin. Falë shqiptarëve dhe fondacionit Firdeus, paratë për kurimin e 11 vjeçarit u mblodhën dhe tashmë ai ndodhet në Itali.

Gjendja shëndetësore e vogëlushit të prekur nga leucemia është dukshëm e përmirësuar dhe siç thotë përfaqësuesja e spitalit ‘Bambino Gesu’ në Itali, Renaldi është jashtë çdo rreziku.

“Jemi në spital. Djali është shumë më mirë, ka dalë nga rreziku. Mjekët më thanë që tani është vetëm për mirë. Më thanë që nëse nuk e kishim sjellë Renaldin, do të rrezikonte shumë. I falënderoj të gjithë e patjetër fondacionin Firdeus. Mjekët më thanë që Renaldi është një luftëtar i vërtetë. Ju përqafojmë të gjithë.”-tha përfaqësuesja e spitalit Silvana Ismaili.