“Zemrën e kam mbushur me gëzim, shkoj për të shëruar vajzën… faleminderit shqiptarë”

 “Zemrën e kam mbushur me gëzim, shkoj për të shëruar vajzën… faleminderit shqiptarë”

Në dy vitet e para të jetës së saj, Reisila ishte si të gjithë fëmijët e tjerë. Një vogëlushe e dashur dhe e bukur… derisa  u shfaq sëmundja. Reisilën e prekur një sëmundje e rëndë dhe e rrallë.

Këmba e kurrizi i 3 vjeçares nisën të deformohen, duke i sjellë dhimbje të mëdha vajzës. Në Shqipëri kurimi i kësaj sëmundje ishte i pamundur.

Shqiptarët u bënë bashkë edhe për këtë vogëlushe. Pratë e nevojshme për kurimin në spitalin e njohur italian u mblodhën dhe Reisila u nis drejt ‘Bambino Gesu’, me shpresën se do të shërohet.

“Zemra ime është mbushur me gëzim sepse nisem për në Itali për të shëruar vajzën time. Me ndihmën e Zotit e të gjithë shqiptarëve, që më mundësuan të shkoj në Itali për të shpëtuar vajzën. Nuk di ta përshkruaj dot me fjalë. Vetëm zemra e një nëne e kupton se çfarë gëzimi po përjetoj. Kam shpresë dhe besoj se vajza do të shërohet atje. I falenderoj të gjithë nga zemra shqiptarët kudo që janë.”-tha për “Shqiptarët për Shqiptarët” nëna e Reisilës.

Është një ditë e veçantë, nuk e prisja. Po të mos ishte për “Shqiptarët për Shqiptarët”, vajza ime do të kishte vdekur.”-tha babai i 3 vjeçares.