Zjarrfikësit publikojnë videon e pazakontë… edhe 6 jetë të mbetura!

 Zjarrfikësit publikojnë videon e pazakontë… edhe 6 jetë të mbetura!

Një ndërtesë 6 katëshe u përfshi nga tymi, pasi një vatër zjarri shpërtheu në një prej apartamenteve aty. Zjarrfikësit nisën punën për të shuar flakët, ndërsa një prej punëtorëve të departamentit të zjarrfikësve po filmonte një video të ambienteve të jashtme të godinës, kur papritmas një mace hidhet nga kati i 5-stë.

Qytetarët që ishin aty mbetën gojëhapur kur panë macen duke “fluturuar” në ajër. Macja ra me të katra putrat, e në momentin e impaktit kërceu në ajër. Më pas nisi vrapin dhe u fsheh… nuk i ndodhi asgjë.

E kot nuk thonë në vende të ndryshme se macja ka 7 shpirtra (ose 9 në disa kultura tjera).

Ngjarja ndodhi në Çikago, ditën e djeshme. Zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve tha për median amerikane se pa macen duke vrapuar drejt hapësirës poshtë makinës së tij.

“Shkoi menjëherë poshtë makinës sime dhe qëndroi e fshehur për disa minuta. Më pas doli dhe tentoi të kalojë murin rrethues të godinës”

Macja nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, e fatmirësisht në godinën (apartamentin) e përfshirë nga flakët, njerëzit kishin dalë në kohë pa asnjë lëndim.