Zjarri shkrumbon banesat në Berat, një burrë ndërron jetë! Dyshime se ka vdekur i biri me mikun e tij

 Zjarri shkrumbon banesat në Berat, një burrë ndërron jetë! Dyshime se ka vdekur i biri me mikun e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur orët e vona të natës në qyetin e Beratit, ku si pasojë e një zjarri janë djegur të paktën 4 banesa. Flakët kanë nisur në banesën e Jovan Vangjelit, i cili është nxjerrë i pajetë nga rrënojat këtë të hënë.

Forcat zjarrfikëse dyshojnë se në banesën ku nisi zjarri, mund të ketë dhe një viktimë tjetër, djali i 61 vjeçarit, i identifikuar si Mateo Vangjeli.

Ende nuk dihet fati i Mateos, ndërsa sot në orët e paradites u nxorr trupi i 61 vjeçarit.

Të afërmit e familjes Vangjeli thonë se në banesë ka qenë dhe një mik i Mateos, por informacioni mbetet ende i pakonfirmuar. Ata thanë për median se dyshojnë se zjarri mund të ketë nisur për shkak të një rezistence me të cilën babë e bir gatuanin ushqimin. 61 vjeçari mësohet se ishte invalid.

 “Jemi njoftuar se zjarri ka rënë pak pas mesnate. Këtu e kemi gjetur vetëm flakë. Na thanë që brenda në banesës kanë qenë tre veta, Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos. Kishin një rezistencë që gatuanin. Dyshoj që mund të jetë shkaktuar nga ajo rezistenca”-tha vëllai i viktimës.

Ndërkohë kunata tha: “Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam, morë zjarrfikësen direkt dhe na thanë që është e vërtetë. Erdhëm këtu, por nuk morëm vesh gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit”