“Zoti ta shpërbleftë, nuk e bëjnë të gjithë këtë” Fjalët e të moshuarës që prekën Elvis Naçin

 “Zoti ta shpërbleftë, nuk e bëjnë të gjithë këtë” Fjalët e të moshuarës që prekën Elvis Naçin

Elvisi dhe Fatma shkojnë në Durrës për të takuar çiftin e të moshuarve që kërkuan ndihmë nga shqiptarët.

Nënë Fatmira e i shoqi, i cili shumicën e kohës qëndron në shtrat, i presin brenda shtëpisë Elvisin e Fatmën. As Fatmira nuk ka forca për t’u ngritur shpesh, pasi këmba i dhemb ende dhe koha e ka lodhur ndjeshëm.

Fatma e Elvisi ulen në banesën e tyre, e cila është në kushte mjaft të këqija. Nënë Fatmira i tregon se falë Zotit janë mirë deri më tani edhe pse problemet shëndetësore i mundojnë dita ditës.

Nënë Fatmira: Mirë se erdhët, Zoti ju shpërbleftë.

Fatma: Nënë Fatmira si jeni?

Elvisi: Si je nënë?

Nënë Fatmira: Më falni që nuk dola, por nuk jam mirë me shëndet

Elvisi: Si është bashkëshorti tani?

Nënë Fatmira: Tani është më mirë, sepse ishte ca kohë më parë keq. Edhe unë… por falë Zotit jemi më mirë. Unë probleme me këmbën kam patur, më është thyer këmba. Më ka kapur dy herë trompoza. Kemi punuar e sakrifikuar të gjithë jetën, por tani kemi mbaruar… kërkojmë ndihmën.

Elvisi i thotë të moshuarës se kurrsesi ato nuk po kërkojnë ndihmë, pasi do të kenë pranë vëllezërit e motrat shqiptarë, por një fjalë e nënë Fatmirës e prek Elvisin.

Elvisi: Po mirë se është dhe mosha juaj. Ju nuk po kërkoni ndihmë, por po ndani një hall me vëllezërit e motrat tuaja. Ju edhe të ishit me shëndet të plotë, mosha bën të vetën. Imagjino kur i mëshon dhe shëndeti.

E moshuara: Tani kemi mbaruar të dy. Unë veç vij vërdallë… Tim shoq e laj dhe e shplaj unë se ai është me shumë probleme shëndetësore.

Elvisi: Zoti ta shpërbleftë, bën një vepër të mrekullueshme… se nuk e bëjnë të gjithë këtë. Zoti ta kompensoftë me të mira këtu dhe atje ku do të shkojmë një ditë. Ty bravo të qoftë!