Zvarriteshin në tokë, derisa shqiptarët i erdhën në ndihmë! Shikojini sesi janë sot vëllezërit Idrizi

 Zvarriteshin në tokë, derisa shqiptarët i erdhën në ndihmë! Shikojini sesi janë sot vëllezërit Idrizi

“Asnjë ditë nuk fillon pa u mërzit, pa qarë. Është një vuajtje që s’ka fund”

Këto ishin fjalët e Lirie Idrizit, nënës së 4 fëmijëve nga Sukthi. Tre prej fëmijëve të Liries, ishin të prekur nga paraliza.

Lotët dhe thirrja e saj për ndihmë prekën mijëra shqiptarë. E brenda një kohe fare të shkurtër, fatura financiare për të operuar tre djemtë e saj u arrit. Gëzimi, Arlindi dhe Adi u nisën në Kosovë për të kryer ndërhyrjet dhe gjithçka shkoi mirë.

Tashmë kanë kaluar disa kohë nga ndërhyrjet dhe vëllezërit kanë nisur të kryejnë terapitë e nevojshme për të qëndruar në këmbë. Rrugëtimi drejt shërimit të plotë është i gjatë, ama këto foto të mbushin zemrën, kur kujton se për vite me radhë vëllezërit zvarriteshin në tokë për të ecur, ndërsa sot po punojnë për të qëndruar në këmbë.