“1 litër vaj i dëmton mijëra ton ujë” Rrëfimi i shqiptares që drejton një sipërmarrje të rrallë

 “1 litër vaj i dëmton mijëra ton ujë” Rrëfimi i shqiptares që drejton një sipërmarrje të rrallë

“Nëse ne jemi gra, arrijmë të menaxhojmë një familje… sigurisht që arrijmë të menaxhojmë dhe një biznes.”

Kështu thotë Edona Dema nga Prishtina, nënë e tre fëmijëve dhe prej disa vitesh, drejtuesja e një kompanie të vogël e cila shërben si një sipërmarrje e rrallë në të gjithë Kosovën.

Edona grumbullon ku të mundet vajin e përdorur në restorantet e vendit kundrejt një pagese. Ajo tregoi për Radio Evropa e Lirë se vaji i përdorur i gatimit është tepër i dëmshëm për mjedisin dhe se 1 litër vaji mund të sjellë ndotjen e dhjetëra tonëve ujë. Prej tre vitesh tashmë, ajo grumbullon vajin e përdorur të gatimit dhe i eksporton në Maqedoninë e Veriut, atje ku më tutje vaji dërgohet në Austri për t’u kthyer në bionaftë.

“Nëse kthehem tri vjet përpara, ishte një proces shumë i vështirë, veçanërisht bindja e bizneseve që të mos e hedhin këtë faj, i cili është shumë i dëmshëm. Eco Kos u krijua si projekt për ruajtjen e ambientit, llogaritet që 1 litër vaj mund të ndosë mijëra tonë ujë. Ky dëmtim që i bëhet ambientit ka mundësi që të ruhet e të shndërrohet në bionaftë. Momentalisht i kemi 4 ekipe që dalin në terren dhe bëjnë mbledhjen e këtij vaji në të gjithë vendin.”-tregoi Edona.