137 kilometër e gjerë, po udhëton me mbi 35.000 km/h! Kometa më e madhe e parë ndonjëherë

 137 kilometër e gjerë, po udhëton me mbi 35.000 km/h! Kometa më e madhe e parë ndonjëherë

Po udhëton me një shpejtësi prej 22 mijë milje në orë. Thënë ndryshe me mbi 35 mijë km/h. Kjo është kometa më e madhe, e vëzhguar ndonjëherë nga njeriu. Teleskopi Hubble mundi të “kapë” këto foto të kometës e cila mendohet se peshon afro 500 trilionë tonë dhe ka një gjerësi prej 137 kilometrash.

Kometa po vjen drejt sistemit tonë diellor, por trajektorja e saj është tepër larg për t’u konsideruar e rrezikshme. Distanca më e afërt e kësaj komete gjigande me Diellin, do jetë mbi 1 miliardë milje, një “moment” që pritet të ndodhë në vitin 2031 sipas kalkulimeve.

Kometa u vëzhgua fillimisht në vitin 2010, por tashmë është konfirmuar masa e saj e ‘frikshme’. Kjo kometë është më e madhja e parë nga astronomët.

Burimi: BBC/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info