22 vite, çdo ditë… historia e burri që çau përmes malin, për hir të gruas së ndjerë

 22 vite, çdo ditë… historia e burri që çau përmes malin, për hir të gruas së ndjerë

Ky burrë quhej Dashrath Manjhi dhe njihet në të gjithë Indinë si ‘njeriu i malit’. Ai lindi në një familje të varfër dhe punoi të gjithë jetën për të mbajtur një premtim.

Një ditë ai ishte ngjitur në mal për të prerë pemë për dru dhe e shoqja po i sillte ujë e ushqim. Gruaja rrëshkiti e mori lëndime serioze. Mjeku më i afërt ishte 55 kilometër larg. Gruaja e Dashrath ndërroi jetë prej plagëve e pamundësisë për të arritur në kohë në spital.

Burri u hidhërua e për pak kohë e humbi mendjen. Shumë thonin se ai ishte çmendur, kur nisën ta shikonin të merrte me vete një çekiç e daltë e të ngjitej në kurrizin e një kodre pranë fshatit. Çohej para se drita të zbardhte, punonte disa orë e më pas punën e niste në drekë.

Shumë miq i thonin se do të vdiste prej diellit apo prej ndonjë aksidenti, por Dashrath vijonte të punonte. E nisi punën në vitin 1960 dhe e përfundoi pas 22 vitesh, në vitin ’82. I vetëm, me dalta e çekiçë, arriti të hapë një rrugë që i solli dobi të gjithë fshatit të tij të varfër dhe e shkurtoi distancën me spitalin në 15 kilometër, nga 55 që ishte.

 Dashrath ndërroi jetë në vitin 2007 dhe është shembulli që tregon se vullneti lëviz dhe malin