Humbi djalin, babai i dëshpëruar: Më shpëtoni të dytin, të jetojë!

 Humbi djalin, babai i dëshpëruar: Më shpëtoni të dytin, të jetojë!

“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në Pezë Helmës, një fshat shumë pranë kryeqytetit. Një baba, ka kërkuar ndihmën e stafit të “Shqiptarëve…”, për të shmangur një tragjedi të dytë. Mustafa Ҫela, punon në ndërtim, por jo ҫdo ditë gjen punë.

Atij i duhet të mbajë familjen prej 5 anëtarësh, por sprovat e shumta e kanë munduar e sfilitur deri aty ku s’mban më.

“Jam nga brenda njeri i shkatërruar totalisht po kaloj shumë sprova të forta” shprehet ai para kamerës.

E gjithë jeta e tij ka qenë një ecejake nëpër korridoret e spitaleve. Korridore të cilat i duken më të ftohta se varri dhe ku nuk dëshiron të shkelë për asnjë moment. Kjo është fotografia e Ervisit, djalit 16 vjeҫar të cilin Mustafai dhe Erzeta e rritën me plot sakrifica.

“Në spital nuk arriten t’ia gjenin diagnozën, djali iku pa diagnozë. .Doktoresha na tha nuk e kemi gjetur dot.. Djali më thonin po jeton me ditë, e humba”

Ndërsa Mustafai është i sakatuar shpirtërisht, Erzeta duket sikur qëndron me e fortë, por jo, dhimbja që ajo e mban përbrenda po gërryen dita-ditës. Ervisi nuk jeton më, dhe kjo është një plagë që për prindërit nuk do të mbyllet kurrë.

“E shtruam tek 6 katëshi në QSUT. Atje nuk më thoshin gjë, se si ishte gjendja e fëmijës tim” shprehet Mustafai.