Aksidenti tragjik, shpejtësia i pret në mes jetën një 23 vjeçari e një 16 vjeçareje në Shkodër

 Aksidenti tragjik, shpejtësia i pret në mes jetën një 23 vjeçari e një 16 vjeçareje në Shkodër

Po ktheheshin nga një festë, por shpejtësia në rrugën Shkodër- Velipojë i ka marrë jetën. Drejtuesi i makinës, 23 vjeçar, ndërsa pasagjerja, një e mitur 16 vjeçe.

Shoferi ka humbur kontrollin e makinës e ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur anësor tek kthesa e Reçit. Përplasja ka qenë aq e fortë, saqë dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vend.

Viktimë mbeti Amarildo Preka, banues në fshatin Mali Jushit si dhe e mitura D.T, banuese në lagjen Perash në Shkodër.

Këto janë pamjet, e përcjella nga news24

Pavarësisht rritjes së kontrolleve e vendosjes së masave ndëshkuese, çdo ditë në Shqipëri ndodhin aksidenti që lidhen apo që vijnë për shkak të shpejtësisë së automjeteve. Në 24 orët e fundit ndodhën tre aksidente me tre viktima e të plagosur

Dje në mbrëmje një aksident në zonën e Mulletit solli humbjen e një jete. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa pasagjeri gjeti vdekjen rrugës për në spital.

“Në rrugën e Fikasit, Mullet, shtetasi L. R., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës, dhe më pas është larguar, duke braktisur mjetin. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën gjatë dërgimit për spital pasagjeri në mjet shtetasi O. S.”-njoftoi policia.