Anglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave kundër pandemisë më 1 prill

 Anglia merr vendim për heqjen e të gjitha masave kundër pandemisë më 1 prill

Anglia do t’i japë fund të gjitha kufizimeve për luftimin e pandemisë më 1 prill. Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se personat e infektuar nuk do të kenë më detyrim ligjor për t’u izoluar, teksa ka prezantuar planin “e jetesës me COVID”.

Prej 1 prillit, ofrimi i testeve falas do të ketë shënjestër vetëm ata që janë më të cënuar, ka thënë Johson.

Johnson e ka përshkruar pandeminë si “dy prej vjetëve më të rënda në historinë tonë paqësore”.

Sipas tij, kombi ka prekur pikun e variantit Omicron, dhe tani raportohet për rënie të numrit të rasteve dhe të personave të shtrirë nëpër spitale.

Zyra Kombëtare e Statistikave ka vlerësuar javën e kaluar se një në 20 persona ka pasur koronavirusin në Angli.