Athina vishet nga një vello tymi, shikoni si flakët detyrojnë banorët e ishullit grek të braktisin shtëpitë

 Athina vishet nga një vello tymi, shikoni si flakët detyrojnë banorët e ishullit grek të braktisin shtëpitë

Temperaturat e larta të së enjtes risollën sërish aktivizimin e flakëve në pjesën veriore të Athinës. Flakët ndezën qiellin e natës në kryeqytetin grek, teksa shumë shtëpi e godina në rrethinat e Athinës u dogjën. Autoritetet arritën të mbajnë larg flakët pa rrezikuar zonat historike të Athinës së lashtë.

Por pavarësisht shuarjes së shumicës së vatrave të rrezikshme atje, tymi ka mbështjellë të gjithë kryeqytetin, aqsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që dritaret t’i mbajnë mbyllur gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë në ishullin e Evias shumë banorë janë detyruar të marrin varkat për të shpëtuar jetët. Flakët kanë qenë aq të forta saqë kanë marrë përpara gjithçka u ka dalë përpara. Deri më tani të paktën banorët e 25 fshatrave në këtë ishull janë evakuar.

Situata është jashtë kontrollit. Flakët janë më shumë se 40 metër të larta”-kështu u shpreh kryebashkiaku Geoger Tsapourniotis për televizionin lokal, teksa rojet bregdetare shkonin afër ishullit për të evakuuar njerëzit.