Boksieri shqiptar triumfon në mes të Beogradit

 Boksieri shqiptar triumfon në mes të Beogradit

Alban Beqiri ka triumfuar sërish duke siguruar medalje në Kampionatin Botëror të Boksit, i cili po zhvillohet në Beograd.

Edhe kësaj here, si në ndeshjet e tjera, boksieri shqiptar u fishkëllye teksa po ngjitej në ring, por kjo nuk e ka dekurajuar sportistin kuqezi.

Beiqiri u përball me jordanezin Zeyad Eeshash, në kategorinë deri në 71 kg. Boksieri kuqezi bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar raundet. Doli triumfues edhe nga kjo ndeshje, me rezultatin 4-1.

Tashmë Beqiri do të shkojë në gjysëmfinale dhe shpresat janë që të triumfojë si kampion në kategorinë e tij.