“Dhuna nuk duhet, është e keqe” Një mesazh nga personat me aftësi ndryshe për shqiptarët

 “Dhuna nuk duhet, është e keqe” Një mesazh nga personat me aftësi ndryshe për shqiptarët

“Dhuna nuk duhet, dhuna është e keqe, dhunë nuk duhet me e përdor”

Këto janë fjalët e një burri me aftësi ndryshe, i cili së bashku me të tjerë persona me aftësi ndryshe, janë mbledhur së bashku për të realizuar një sërë punimesh.

Diku disa mesazhe në tekste, e në disa raste të tjera vizatime,  grupi i të rinjve me aftësi ndryshe në Shkodër, ka përcjellë mesazhet e tij sensibilizuese kundër përdorimit të dhunës.

Instalacionet e të rinjve me aftësi ndryshe u vizituan nga qytetarët

“Synimi ynë është ky. Të ndërtohet një klime bashkejetese për ti thënë jo formave të dhunës apo konflikteve ndër personave”, ka thënë Suela Ndoja psikologe, në prononcim për abcnews.

“Shoqëria është ngarkuar me dhunë. Fjala e parë dhe fundit ka qenë jo dhunës. Jam kundër dhunës. Dhuna krijon vetëm probleme. T’i përgatisim këta të rinj dhe t’i bëjmë pjesë të shoqërisë e ata të japin mesazhet e tyre”, është shprehur studiuesi Luigj Mila.