“Doja t’i bëja thirrje shqiptarëve, të mos e rrezikojn jetën me gomone” Një video e trishtë, postuar nga një i ri shqiptar

 “Doja t’i bëja thirrje shqiptarëve, të mos e rrezikojn jetën me gomone” Një video e trishtë, postuar nga një i ri shqiptar

Një i ri shqiptar ka përcjellë këtë të shtunë një video, e cila kap momente të trishta e njëkohësisht të frikshme. Një video që të kujton vitet e të shkuarës dhe orvatjet e sakrificat për një jetë më të mirë.

Ai është nisur ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, ndërsa tregon se në gomone me të, ndodhen plot djem të ri.

“..doja te beja nje thirrje te gjith shqipetarve ju lutem mos provoni te rrezikoni jeten me gomone per te arrit ne angli sepse shikoni vdekjen me sy por te bashkohemi te gjith bashk e ta bejm shqiperin si Anglia sepse nese politikanet do arrin te ken frik nga poplli gjithmon do gjejm dretsi e jo te na quajn dele me zemer luani qe merr guximin e hyp ne ate gomone me 45 vet 20 quna te moshes 18 drej 25 shqipetar e tjert avgan qe kishin shpetuar nga plumbat ne fal zotit skemi luft por skemi as popull te bashkuar??,”-shkruan ai.