“Doktorët erdhën dhe mu desh t’i tregoja babait se ai po vdiste”

 “Doktorët erdhën dhe mu desh t’i tregoja babait se ai po vdiste”

Kur babai i saj u shtrua në spital në vitin 2019, ajo la gjithçka për t’i qëndruar në krah, për të interpretuar për të… babai i saj ishte i shurdhër.

Françeska ishte pranë krevatit të të atit në spital, kur doktorët erdhën me lajmin e rëndë. Babai i Françeskës kishte 1 muaj që ishte i shtruar dhe edhe pse ajo kishte kërkuar për një infermiere apo punonjësve që njihte gjuhën e shenjave, askush nuk kishte ardhur.

“Kur babai ishte mirë, ai mund të lexonte buzët (e infermierëve, mjekëve), por në një pikë, ai mezi mund të shihte. Ata vendosën një shenjë pranë krevatit të tij, një vesh me një kryq. Kur vinin pranë tij (personeli) njerëzit nisnin e i bërtisnin dhe ai frikësohej, ndihej konfuz dhe nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte”

Kësisoj Françeska, 42 vjeçe, si dhjetëra mijëra të tjerë që u “japin” veshët e aftësinë e tyre në shenja prindërve të tyre të shurdhër, vendosi të ndërhyjë. Iu desh asaj që të interpretonte në gjuhën e shenjave, lajmin e hidhur për të atin. Mjeku po tregonte mbi lajmin dhe 42 vjeçares iu desh ta interpretonte lajmin aty direkt për të atin…

“Nuk kishte vonesë kohore”, thotë ajo, “më thanë, e interpretova.

“Më duhej t’i thosha se po vdiste”.

Françeska erdhi në jetë me aftësinë për të dëgjuar, ndryshe nga dy prindërit e saj. Ajo lindi në vitet ’80, kohë shumë përpara se të ekzistonin smartfonët e mesazhet. Nisi të mësojë gjuhën e shenjave qëkur ishte 7 muajshe.

Ajo mori përgjegjësi të madhe që në fëmijëri, vetëm që të bënte për prindërit, ato që ne sot i marrim për të mirëqena. Në moshën 4 vjeçare, Françeska nisi të përdorë telefonin për të komunikuar në vend të prindërve dhe kur ishte 8 vjeçe, shkonte në bankë për prindërit e saj.

“Ata kurrë nuk deshën që të bëheshin barrë, por për mua ishte shumë më e thjeshtë që të isha unë ajo që do të merresha me to. E ndjeja veten të rritur, me përgjegjësi. Kurrë nuk ka patur një kohë kur unë nuk e kam ndjerë veten përgjegjëse për komunikimin… e kur je fëmijë, nuk je i aftë të thuash s’mundem më, sepse fundja nuk e kupton idenë se ku janë kufijtë”

Bota ka ecur përpara që nga koha kur nëna e Françeskës ishte një fëmijë shurdh. Ajo ishte dërguar në një shkollë në vitin 1952, në moshën 4 vjeçare. Françeska tregon se qëllimi atje ishte që fëmijët shurdh të mësonin sesi të funksiononin në shoqëri… por siç tregon Françeska teksa zien nga inati gjatë tregimit të saj, mënyra sesi u trajtua nëna e saj ishte e tmerrshme.

“Nëna ime u vendos në një xhaketë force, i lidhnin krahët e në duar i vendosnin doreza. Një herë tjerër e kishin mbyllur në një dhomë… imagjinojeni të qenit një fëmijë që ndëshkohet sepse mundohej të fliste me të tjerët duke përdorur gjuhën e shenjave, një fëmijët që nuk dëgjon asgjë dhe që nuk e ka familjen e saj aty”

Françeska tregoi se nëna e saj e kishte lënë shkollën në moshën 16 vjeçare pa asnjë kualifikim për shkak të ‘trajtimit’ që mori atje, një trajtim që në fakt ndikoi në shëndetin e saj mendor.

“Ka një brez njerëzish që provuan të tilla gjëra”-tregoi 42 vjeçarja.

E gjithë jeta e Françeskës nën përgjegjësinë e interpretimit për hir të prindërve, ia ndryshoi dhe asaj jetën.

“Kam provuar plot gjëra të vështira, por t’i interpretoja tim ati lajmin, ishte më e vështira e jetës sime”

Burimi: BBC/ Përshtati me shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info