Durrës, 26 vjeçari rreh gjyshin e tij

 Durrës, 26 vjeçari rreh gjyshin e tij

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Durrës, atje ku një i ri ka rrahur gjyshin e tij. Njoftimin e kanë përcjellë autoritetet policore të qytetit, të cilët kanë prangosur 26 vjeçarin, banues në Shënavlash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.”,njoftoi policia.

Po në Durrës, sërish një ngjarje e shëmtuar. Një 20 vjeçar u arrestua pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, shtetasi K. V., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur 14 vjeç.”, njoftoi më tutje policia.