Dy pilote helikopteri… një shqiptare e Kosovës e tjetra e Shqipërisë

 Dy pilote helikopteri… një shqiptare e Kosovës e tjetra e Shqipërisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka publikuar një foto krejt të veçantë, në kuadër të stërvitjes ‘Defender- Europe 21’ që po mbahet në Shqipëri nga forcat amerikane e ato të NATO-s.

Këto dy gra janë dy shqiptaret e para që drejtojnë helikopterë. Një shqiptare e Kosovës, e tjetra e Shqipërisë.

Valdeta Mehanja është pilote helikopteri me regjimentin e aviacionit në Gardën Kombëtare të Alabamës (SHBA), ndërsa Armela Murati, pilote helikopteri në aerodromin e Farkës në Shqipëri.

“Njihuni me të “parat” të cilat po bëjnë hapa përpara drejt barazisë. Togerja e 2-të Valdeta Mehanja (majtas), pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131 nga Garda Kombëtare e Alabamës dhe shqiptare e lindur në Kosovë, bisedoi mbi ngjashmëritë midis tyre me piloten e helikopterit të parë shqiptare femër, Togeren e 2-të Armela Murati, në aerodromin e Farkës në Shqipëri, ndërsa marrin pjesë së bashku në #DefenderEurope 21.

DEFENDER-Europe 21 nxit ndërveprimin midis aleatëve të NATO-s dhe vendeve partnere.”-thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në profilin në rrjetin social.