E pazakontë në Itali, 33 vjeçari shqiptar mbyllet dhe i vë flakën apartamentit: Do i djeg të gjithë

 E pazakontë në Itali, 33 vjeçari shqiptar mbyllet dhe i vë flakën apartamentit: Do i djeg të gjithë

Ditën e djeshme, banorët e një godine banimi në Macherio ( Monza) njoftuan policinë pasi një erë e fortë tymi pushtoi zonën atje. Në vendin e ngjarjes mbërriti një patrullë e karabinierëve. Oficerët identifikuan apartamentin nga vinte tymi, por derën nuk mundën ta hapin fillimisht. Dera ishte barrikaduar nga një i ri që jetonte aty. 33 vjeçari, shqiptar me origjinë, nisi t’u bërtasë karabinierëve të cilët i kërkuan të hapte derën.

Siç shkruan media italiane, 33 vjeçari i tregoi oficerëve se i kishte vënë flakën apartamentit dhe se donte t’i vriste të gjithë në pallat. Oficerët arritën ta bindin që i riu të hapte derën, por kur 33 vjeçari përballet me karabinierët, nis t’i qëllojë me shkelma e grushte e të tentojë të arratiset. Oficerët e neutralizojnë të riun e më pas mundin të fikin zjarrin falë disa shuajtëseve në godinë.

Më tutje në vendin e ngjarjes vijnë zjarrfikësit, të cilët neutralizojnë çdo rrezik të mundshëm për rindezjen e zjarrit në apartamentin ku qëndronte 33 vjeçari.