E shoqja prej 219 ditësh në koma! Babai i 4 fëmijëve shpërthen në lot kur kujton lajmin që i dhanë mjekët

 E shoqja prej 219 ditësh në koma! Babai i 4 fëmijëve shpërthen në lot kur kujton lajmin që i dhanë mjekët

Pas 65 ditësh e netësh duke fjetur në oborrin e spitalit, Xhavit Llukaj mundi të shkojë pranë të shoqes. I foli, e thirri, iu lut, derdhi lot pranë saj… por Valbona nuk reagoi. Minutat u bënë orë, ditët javë, e muajt po bëhen thuajse një vit. Valbona prej mëse 219 ditësh qëndron në koma pasi u aksidentua nga një makinë në Tiranë.

Xhavidi vijon të rrëfejë historinë e tij tragjike në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”. E kur vjen momenti për të na thënë çfarë provoi për 219 ditë, lotët s’mundet t’i mbajë dot më. Fjalët thyhen ndërsa zëri nxjerr ngashërimat e një vuajtje të pamatë.

“Sot kanë kaluar 219 ditë dhe vazhdon luftimi, ime shoqe ndodhet në koma. Jam i pafuqishëm, por Zoti më ka dhënë forc dhe i qëndroj time shoqeje ditë e natë pranë. Aty qëndroj, me vuajtje… traumë mund të kem pësuar, por ndoshta nuk e pranoj… vazhdoj, me ilaçe të ndryshme, ditë e natë aty jam… deri në momentin e fundit. E ushqej, e ndërroj si kalama… (qan) me ato forca që kam. Unë nuk largohem prej aty. I them çdo ditë, i flas, më ka marrë malli shumë t’ja dëgjoj zërin. Më duket sikur e kam braktisur… atë që ajo bëri për mua, unë vazhdoj ta bëj për të, me ato forca që kam.”-tregon mes lotëve të dhimbjes Xhaviti.

“Çohu o shpirt, po të presin 4 kalamajtë…”– thërret shpesh Xhaviti të shoqes.

E teksa ditët bëhen edhe më të errëta, fija e shpresës duket sikur tashmë ka ikur larg duarve të Xhavitit. Ai e kuptoi kur u përball me lajmin që i dhanë mjekët.

“Unë qëndroj aty, por mendjen e kam tek kalamajtë… (qan) Nuk ma bën dot zemra të vij në shtëpi, nuk i shoh dot kalamajtë pa nënën në shtëpi. Më duket sikur i kam një borxh të madh, sepse unë isha me të (në momentin e aksidentit).

Por jeta të vret! (qan) Vetëm një herë të reagonte, të dëgjonte zërin e kalamajve, ndoshta… nuk e di.

Mjekët na thonë se në bazë të skanerave, truri i saj nuk funksionon më. Do me thënë, sa të punojë zemra e saj,, se zemra po e mban gjallë. S’do ta kem më pranë, sepse kështu ka ardhur momenti. Është shumë e vështirë ta provosh këtë, derisa t’ja heqë i madhi Zot frymën e fundit.”-tregoi Xhaviti.

Pjesa e fundit e rrëfimit të Xhavitit, mund t’a gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: