Emocionale, mërgimtari nga Kosova përqafon familjen pas mëse 2 dekadash

 Emocionale, mërgimtari nga Kosova përqafon familjen pas mëse 2 dekadash

Foto e mësipërme është një moment i shkëputur nga një video emocionale, që prindërit e këtij të riu e kanë dërguar në median e Kosovës.

Është një moment bashkimi, për të cilin prindërit e djali i tyre pritën thuajse 3 dekada. Xhafer Idrizi kishte mërguar që fëmijë drejt SHBA-ve dhe për shkak të problemeve me dokumentacionin, nuk kishte mundur të vinte në Kosovë për 29 vite, sipas familjarëve.

Ky është momenti, kur ai përqafon nënën e babain e tij, të cilët shpërthejnë në lot kur ndiejnë pas 3 dekadash prekjen e të birit. Video është filmuar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.