Festival golash në 120 minuta ndeshje, Spanja mposht Kroacinë dhe kalon në çerekfinale

 Festival golash në 120 minuta ndeshje, Spanja mposht Kroacinë dhe kalon në çerekfinale

Një festë golash mes Spanjës e Kroacisë, një ndeshje që zgjati 120 minuta dhe nga ku u shënuan 8 gola.

Të parët që shënuan ishin spanjollët, por jo në portën e Kroacisë. Një autogol në minutën e 20-të i dha avantazhin Kroacisë, një avantazh që zgjati jo më shumë se 10 minuta. Golin për spanjën e shënoi Sarabia.

Pjesa e parë përfundoi në barazim. Me fiilimin e pjesës së dytë, Spanja shënon golin e avantazhit përmes Azpilicueta. Në minutën e 77-të, Torres e çon spanjën përpara me dy gola. Kroacia nuk dorëzohet dhe brenda 7 minutave shënon dy gola përmes Orsiç dhe Pasaliç.

Minutat e rregullta përfundojnë në barazim. Shtesat do të ishin në krahun e iberikëve. Pas autogolit, Unai Simon do të kthehej në ëngjëllin mbrojtës duke pritur një goditje të Kramariç pak metra lart portës.

Ishte Morata që e çoi topin në portë në minutën e 99-të, ndërsa goditjen përfundimtare për Kroacinë e dha Oyarzabal.