Flakët përfshijnë banesën në Shkodër, ndërron jetë 78 vjeçari i paralizuar, e shoqja në spital

 Flakët përfshijnë banesën në Shkodër, ndërron jetë 78 vjeçari i paralizuar, e shoqja në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Xhabie” në Shkodër, ku për pasojë një i moshuar ka ndërruar jetë.

Në godinë i moshuari 74 vjeçar, jetonte me të shoqen. Burri nuk ka mundur të lëvizë në kohë pasi ishte i paralizuar. Ndërkohë e shoqja, është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore për shkak të thithjes së dioksidit të karbonit (tymit).

Çifti i të moshuarve jetonin të vetëm në banesë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një bombul gazi.

Një prej fqinjëve të të moshuarve, tregoi për median se ishte ai që ndihmoi të moshuarën të largohej në kohë nga banesa e përfshirë në flakë. Ai u shpreh i revoltuar se përse autoritetet nuk kanë ndihmuar këta të moshuar, të cilët jetonin të vetëm, pasi nuk ishte hera e parë që shtëpia e tyre merrte flakë.

“Kjo është vdekje me dashje për mua se është hera e 3-të, që kësaj familje i përfshihet nga flakët banesa. Nuk kanë fëmijë, jetojnë vetëm dhe bashkia e shteti nuk ka vënë dorë. Ata janë të paralizuar, gruan e shpëtova unë, nuk durova dot më se plasi gazi dhe dola jashtë. Plaku mbeti brenda. Shteti nuk ka dashur të vërë dorë, ata jetonin me qira, janë të sëmurë”, tregoi fqinji.