Fotolajm, si dukej një farmaci shqiptare e shekullit të shkuar

 Fotolajm, si dukej një farmaci shqiptare e shekullit të shkuar

Shkodër, në vitin 1937, kohë kur Shqipëria ishte mbretëri.

Kështu dukej një farmaci në Shkodër afro 1 shekull më parë. Fotoja bardhezi tregon një ambient të kuruar të një barnatoreje shqiptare.

Pavarësisht se në atë kohë nuk gjeje ilaçe të ‘sofistikuar’, në foto vihet re një ambient i mbushur me shishka me barna apo lëndë kuruese.

Madje në një tabelë njoftohet se shitet dhe ‘formitroli’, një bar për të ndaluar kollën që në atë kohë reklamohej veçanërisht për kurimin e kollës së atyre që pinin duhan.

Foto është shkrepur nga Kel Marubi ndërsa farmacia i përkiste Risto Tomit. Foto u postua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave