Gjermanët largohen mes lotëve, Britania triumfon në supersfidën e Euro2020

 Gjermanët largohen mes lotëve, Britania triumfon në supersfidën e Euro2020

Ka përfunduar me fitoren  dhe brohorimat e tifozëve në Uembli, supërsfida mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Pas 94 minutash ndeshje, në shtëpi kanë shkuar gjermanët. Dëshpërim dhe lot për lojtarët e tifozët që kishin shpresuar në fitoren e Gjermanisë dhe një gëzim euforik për ata mijëra tifozë të Anglisë.

Anglia u tregua më e zonja. Pati dy raste dhe nuk i shpërdoroi. I pari që shënoi ishte Sterling, ndërsa në minutat e fundit kapiteni Hary Kane i dha goditjen përfundimtare gjermanëve.

Pak para golit të dytë, Gjermania pati një rast të artë përmes Muller, por ky i fundit nuk arriti ta kalibrojë si duhet gjuajtjen. Pas këtij rasti të humbur, erdhi goditja e Kane.