Goli spektakolar i Hazard dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos

 Goli spektakolar i Hazard dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldos

Një fitore e hidhur për Ronaldon. Belgjika ka dërguar në shtëpi Portugalinë me një fitore të ngushtë në Euro 2020.

Thorgan Hazard (vëllai i Eden Hazard), ka qenë golashënuesi i vetëm i një goli spektakolar që i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Roberto Martinez.

Hazard shënoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa Portugalia e Cristiano Ronaldos nuk mundi të bëjë asgjë për të barazuar ndeshjen.

Si kampione e Europës, Portugalia shkon në shtëpi këtë të dielë, ndërsa Belgjika pritet të përballet me Italinë më 2 korrik në Mynih.