Gruaja sjell në jetë vajzën dhe hyn në koma! Pas 10 muajsh heshtje, ndodh mrekullia

 Gruaja sjell në jetë vajzën dhe hyn në koma! Pas 10 muajsh heshtje, ndodh mrekullia

Kristina Rosi ishte 7 muajshe shtatzënë në kohën kur pësoi një infarkt në zemër. Me t’u shtruar në spital, mjekët kryen një ndërhyrje çezariane për të shpëtuar vajzën e 37 vjeçares, e quajtur Katerina.

Foshnja u shpëtua edhe pse për të duhej përkujdesje 24 orë në 24 për shkak të lindjes së parakohshme. Ndërkohë Kristina, mbeti në koma. Mjekët dyshonin se gruaja kishte pësuar dëme në tru për shkak të infarktit.

10 muaj kaluan dhe gruaja qëndroi në koma. S’mundi ta shohë dot të bijën. 10 muaj heshtje kaluan për këtë nënë, derisa ndodhi mrekullia. Ajo u zgjua.

Fjala e saj e parë kur erdhi sërish në këtë botë ishte “mami”. Nëna e 37 vjeçares ishte e pranishme në momentin kur e bija u zgjua nga koma dhe për të ishte mbase momenti më i bukur i jetës.

I shoqi u shpreh për median italiane se “ishte një gëzim i madh pas kaq shumë vuajtjesh të gjata”

Tashmë Kristina ka nisur një procedure rëhabilitimi.

“Mjekët duan ta ngrejnë në këmbë dhe janë të bindur se vajza mundet të rikuperojë”-tha nëna e Kristinës.

Mjekët po ashtu i kanë hequr tubin që i jepte oksigjen gruas, ndërsa rrugëtimi drejt shërimit të plotë është i gjatë dhe i kushtueshme. Për këtë arsye familjarët kanë kërkuar ndihmën e komunitetit atje për të përballuar shpenzimet.