Harta satelitore nga NASA, Europa e ‘mbushur’ në zjarre

 Harta satelitore nga NASA, Europa e ‘mbushur’ në zjarre

Zjarret vijojnë të djegin tokën e bimësinë e Shqipërisë. Sipas autoriteteve janë shuar deri më sot afro 163 vatra zjarri dhe active kanë mbetur edhe 10 të tilla, të shpërndarja në Vlorë, Kukës, Mirditë, Vermosh etj.

Situata e zjarreve gjatë ditës së sotme, e premte 6 gusht:

Vlorë, Gadishulli i Karaburunit – Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Vatra po mbahet nën kontroll.

Kukës – Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët. Mirditë – Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik. Vermosh – Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri. Tropojë – Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.

ShkodërNjë tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.
Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.
Lugina e Valbonës – Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.

E pikërisht zjarret në Shqipëri e kudo në rajon, mund t’i gjeni të ilustruara edhe në këtë faqe të NASA-s, e cila përpilon një hartë në kohë reale të zjarreve. (Klikoni KËTU për të përdorur programin- FIRMS)