“Hirësi, je i pari që po jep hesap për…” Shembulli i “keq” që solli Fan Noli në Tiranë

 “Hirësi, je i pari që po jep hesap për…” Shembulli i “keq” që solli Fan Noli në Tiranë

Në vitin e largët 1920, Fan Noli, shkoi në Gjenevë si kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Kur Fan Noli u kthye në Tiranë, habiti jo pak njerëzit e qeverisë, duke u vënë në tryezë letrat ku dokumentohej një për një, çdo shpenzim që ai kishte kryer gjatë qëndrimit në Gjenevë, nga paratë për të ngrënat, tek shpenzimi për hotelet, udhëtimin, etj.

I habitur nga korrektësia e Nolit, një prej ministrave i tha: “Hirësi, je i pari që i jep hesap shtetit… Ky është një shembull i keq për ne të tjerët”

Historinë e tregoi gazetari i njohur shqiptar Ilir Ikonomi.