Historia e burrit që qëndroi për 19 vite në koma! Fjala e parë që tha kur u zgjua ishte “Nënë”

 Historia e burrit që qëndroi për 19 vite në koma! Fjala e parë që tha kur u zgjua ishte “Nënë”

Fotoja e mësipërme i përket një burri që shumë vite më parë pësoi një aksident me makinë. Ai u shtrua në spital 4 dekada më parë. Pak javë më parë sapo kishte ardhur në jetë vajza e tij Amber.

Terri Uejn qëndroi për 19 vite në koma. Personi që kurrë nuk i humbi shpresat ishte nëna e familja e Territ.  Në plot raste nëna e kishte sjellë në shtëpi të birin, duke menduar se të qenit në banesë do të mund të ndihmonte disi apo në njëfarë mënyre në zgjimin e të birit.

E për mrekulli në fakt, pas 19 vitesh, Terri u zgjua nga koma. Fjala e parë që nxorri goja e tij pas 19 vitesh ishte “mami”.

Terri u zgjua në vitin 2003 dhe për 20 vite të tjera jetoi në këtë botë. Media e huaj e risolli në vëmendje rastin e “Njeriut që fjeti për 19 vite”, pasi pak ditë më parë, ai ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.

Për shkak të aksidentit, Terri jetoi për 20 vite si një tetraplegjik.