Historia e pazakontë e besimtarit musliman, udhëtoi 13 mijë kilometra për në Mekë

 Historia e pazakontë e besimtarit musliman, udhëtoi 13 mijë kilometra për në Mekë

Nga Afrika e Jugut e deri në Mekë, një udhëtim me sakrifica jo të pakta, por që në fund e çoi këtë besimtar musliman në kryerjen e haxhit.

Kjo është historia e pazakontë e Sahidit, një qytetar i Afrikës së Jugut. Sahid udhëtoi jo pak, por 13 mijë kilometra, një distancë që e përshkroi për 3 vite, derisa mbërriti në Mekë. Ai tregoi për median britanike se u nis nga vendlindja në Cape Toën dhe përshkroi në këmbë apo me mjete të rastit një sërë shtetesh të Afrikës (Zimbabve, Tanzani, Kenia).

Sahid qëndroi për 1 vit e gjysmë në Palestinë, kjo për shkak të nisjes së pandemisë e kufizimeve të lëvizjes gjatë viteve të kaluara.

“Duhet të ndaloja në Palestinë për një vit e gjysmë, dhe pas rihapjes së kufirit vijova drejt Libanit, më pas në Medina dhe më pas në Mekë.”-shpjegoi besimtari.

Sahidi iu bashkua së fundmi qindra mijëra pelegrinëve të tjerë që udhëtonin drejt Mekës për haxhin. Këtë vit janë lejuar të kryejnë haxhin afro 1 milionë persona, ku 850 mijë prej tyre do të jenë të huaj.