Historia e trishtë e një 37 vjeçari, qëndroi për 17 vite i mbyllur në një kafaz

 Historia e trishtë e një 37 vjeçari, qëndroi për 17 vite i mbyllur në një kafaz

Një 37 vjeçar nga Kina, i quajtur Xiao Guo, është liruar pas 17 vitesh qëndrimi i mbyllur në një kafaz në shtëpinë e tij.

Vendimin ekstrem për ta mbyllur në kafaz të riun, e kishte marrë i ati i tij Lao Guo. Kjo për shkak se 37 vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Që në moshën 20 vjeçare, babai i të riut e çoi djali në një sërë doktorësh lokalë në qytetin e Hohhot, për t’i trajtuar problemet e shëndetit. Gjithçka nisi me disa shfaqje dhune e kulmoi me një rast, kur i riu kishte ndjekur një pjesëtar të familjes me një thikë në dorë.

Me kalimin e kohës, familja 32 vjeçarit nuk kishte patur më mundësi për të paguar trajtimet e kushtueshme mjekësore. I frikësuar se mos djali do të kryente ndonjë krim, babai i Xiao Guo, vendosi ta burgosë në një kafaz të birin.

37 vjeçari u zbulua javën e kaluar nga një grup gazetarësh lokalë dhe u nxorr nga kafazi për t’u transportuar në një spital.

Sipas mediave të huaja, doktorët nuk e kanë sqaruar ende diagnozën e tij mendore, ndërsa një fushatë bamirësie ka nisur atje për të paguar faturat mjekësore.

Babai i 37 vjeçarit tha për median se i biri ishte një djalë inteligjent, por papritmas nisën problemet dhe veprimet e dhunshme

“Xiao ka qenë përherë një djalë inteligjent, por papritur nisën problemet dhe na u desh ta mbyllnim”.

Babai shtoi se i biri ishte bërë mësues në një shkollë fillore, përpara se të nisnin episodet e sjelljeve agresive. Ai tha se i biri u braktis nga e ëma kur ishte 10 vjeçar dhe frika se mos kryente ndonjë krim, për të ishte shumë e madhe.