Holanda mbetet me 10 lojtarë, Çekia e dërgon në shtëpi me dy gola

 Holanda mbetet me 10 lojtarë, Çekia e dërgon në shtëpi me dy gola

Çekia ka arritur të mundë Holandën dhe të fitojë një vend në çerekfinalen e kampionatit Europian. Dy gola në minutën e 68-të dhe në të 68-tën i kanë dhënë fund Holandës.

Pjesa e parë e sfidës ishte e qetë, pa raste serioze. Në pjesën e dytë Holanda mbetet me 10 lojtarë pas largimit të De Ligt.

 Çekia nis të sulmojë vazhdimisht portën e tulipanëve dhe thyen rrjetën e tyre në minutën e 68-të përmes Moles. Ky i fundit shënon një gol me kokë pas një rëvënie fundore.

Goli i dytë mbërriti në minutën e 80-të nga Patrick Schick.