Humbi të birin, lufta e një nëne për të mbyllur forumet online ku diskutohet vetëflijimi

 Humbi të birin, lufta e një nëne për të mbyllur forumet online ku diskutohet vetëflijimi

“Tu thuash njerëzve të vdesin, t’i marrin jetën vetes, t’u thuash se më mirë nuk do të bëhen… ata janë monstra”

Kështu thonë një nënë, me lot në sy. Djali i saj i dha fund jetës. Në kushte të rënduara psikike, i riu kishte hyrë në një uebsajt, një platformë online ku diskutohej si dhe inkurajohej vetëvrasja.

“Kam këshilluar më shumë se 1 mijë vetë që kanë dashur të vrasin veten”-tregon me ‘trimëri’ një ndër përdoruesit e platformës online.

Kethrin fajëson pikërisht daljen në sipërfaqe të këtyre platformave online, për vetëflijimin e të birit.

“Nëse im bir nuk do të kishte gjetur atë faqe, mbase do të kishim më shumë mundësi për të luftuar… mbase im bir do të ishte ende gjallë”

I riu i dha fund jetës në vitin 2020 dhe në letrën e fundit që la për nënën, ndër të tjera shkruante një mesazh për autoritetet.

“Ju lutem bëni ç’është e mundur që të mbyllni këtë uebsajt për hir të të tjerëve… ju lutem kujdesuni për mamin”

Më ka marrë malli për tim bir… kur lexoj letrën, dëgjoj zërin e tij teksa më flet. Edhe sa jetë do të ikin, përpara se dikush të bëjë diçka”-thotë me lot në sy kjo nënë.

BBC hulumtoi mbi ekzistencën e këtyre forumeve të rrezikshme që kanë dalë në internet dhe gjeti pikërisht atë që po përdoret ndjeshëm në Angli.

BBC nuk dha emrin e këtij forumi, për të mbajtur larg saj kureshtarët… e veç “këshillimit” për mënyrat sesi t’I japësh fund jetës, shumë njerëz, shumë të rinj, lënë mesazhet e tyre të fundit. Madje ka nga ata që kërkojnë dhe partnerë në vetëflijim. Të paktën 21 vetëflijime janë të lidhur me këtë forum specific.