I mori jetën policit, i riu qëllon drejt vetes pak para prangosjes nga RENEA

 I mori jetën policit, i riu qëllon drejt vetes pak para prangosjes nga RENEA

I rrethuar nga forcat speciale RENEA, 21 vjeçari që dyshohet se i mori jetën oficerit të policisë, ka qëlluar në drejtim të vetes.

Aldi Rama është transportuar më tutje nga ana e forcave speciale. Autoritetet dhanë njoftimin zyrtar pak minuta më parë, duke vënë në dukje se 21 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.”-shpjegoi policia.

Lexo edhe: Polici shqiptar që ra në krye të detyrës! Si ia mori jetën 21 vjeçari oficerit në Lezhë