“Ishe më i miri nga të gjithë ne” 45 vjeçari nga Durrësi humb jetën tragjikisht në Itali

 “Ishe më i miri nga të gjithë ne” 45 vjeçari nga Durrësi humb jetën tragjikisht në Itali

Të dielën në mbrëmje Lorenc Beqari, 45 vjeçar me origjinë nga Durrësi, po udhëtonte ng Forli në Ravena për të takuar të fejuarën. Për arsye ende të pazbardhura, sipërmarrësi nga Durrësi humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga duke goditur pemët në afërsi të lumit Ronco. Siç rapotoi media italiane, 45 vjeçari ka humbur jetën gjatë përplasjes së makinës e mjekët nuk kanë patur mundësi të bëjnë asgjë.

Një prej dëshmitarëve okularë që pa aksidentin, tregoi se 45 vjeçari papritur doli nga rruga e kjo ka rritur dyshimet se Lorenci mund të jetë ndier keq gjatë rrugës.

Tragjedia ka goditur fort familjen me origjinë nga Durrësi, e cila kishte ardhur në Itali gjatë viteve të vështira 1991, ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë. Në mesin e personave që folën për vdekjen tragjike të 45 vjeçarit shqiptar, ishte dhe e fejuara e këtij të fundit, Sandra Tampieri.

“Sot për mua është një ditë ku unë do të doja të vdisja, humba të fejuarin në nje aksident me makinë. Për një orë nuk arrita ta kontaktoj dhe hipa në makinë për të shkuar në Ravegnana. Rrugës pashë policinë që kishte bllokuar rrugën e pata një ndjesi të tmerrshme. Lorenci im kishte vdekur, njeriu që kam dashur më shumë se veten, nuk ishte më. Kur mësova për lajmin më dërguan në spital. Këtë të hënë shkova tek prindërit e Lorencit, sepse ata janë familja ime e vërtetë… edhe im bir po qan, nuk e di a do ia dal dot… do të doja të kisha vdekur edhe unë”-shkroi në një postim në rrjetin social e fejuara e të ndjerit.

“Do të na mungosh shumë, tani pusho në paqe vëlla, të kam dashur gjithnjë”

Këto ishin fjalët e vëllait të 45 vjeçarit të ndjerë, i cili shpjegoi po ashtu në një postim në rrjetin social, se familja Beqari kishte mbërritur në Itali përmes një anije në vitin ’91.

“Ishe më i miri nga të gjithë, një person i mirë.”-thotë më tutje vëllai i 45 vjeçarit, i cili tregon se hera e fundit që ka Lorencin ishte pak para se ai të nisej për të takuar të fejuarën, në shtëpinë e prindërve.

“Të dielën pasdite pak para se të nisej, ishte në shtëpinë e prindërve e po luante me nipin. Do të na mungosh shumë, të gjithëve ne”