Izraeli i rrëmben ndeshjen kuqezinjve, kombëtarja humb me rezultatin 1-2

 Izraeli i rrëmben ndeshjen kuqezinjve, kombëtarja humb me rezultatin 1-2

Shqipëria ka dalë e humbur nga stadiumi Air Albania. Izraeli ka mundur të rrëmbejë fitoren me kthim rezultati. Pjesa e parë e ndeshjes foli për kuqezinjtë, të cilët pas një penalltie të anulluar, arritën të ngulmojnë dhe shënuan në minutat shtesë. Broja shënoi përmes një 11 metërshi.

Pjesa e dytë do të ishte ndryshe. Në minutën e 57-të, Solomon arrin të depërtojë mbrojtjen e kombëtares sonë dhe përmes një goditje të fuqishme, barazon rezultatin.

Shqipëria tentoi disa herë të kalonte në epërsi, por nuk qe deçizive. Izraeli arriti të shënojë sërish përmes Solomon, në minutën e 73-të.

Pranë fundit të ndeshjes, Hysaj arriti të shënojë, por VAR anuloi golin. Me humbjen e kësaj të premteje, Shqipëria renditet e fundit në grupin B të Ligës së Kombeve.