“Kam pritur 40 vite, o Zot i madh” Momenti kur 50 vjeçari përqafon për herë të parë nënën

 “Kam pritur 40 vite, o Zot i madh” Momenti kur 50 vjeçari përqafon për herë të parë nënën

Kërkimet e para për të gjetur nënën, i nisi në vitin 1982. Kishte mësuar se ata që ai quante nënë e baba, në fakt ishin prindërit e tij adoptues. Nëna e tij e vërtetë e kishte dhënë për adoptim, pasi mundësitë e saj për ta mbajtur ishin pranë zeros. Për t’a shpëtuar nga një jetë e dhimbshme dhe në varfëri, ajo e kishte dhënë për adoptim.

Për 40 vite ky burrë e kërkoi nënën. Nuk reshti, derisa e gjeti. Sot Tobai është në të 50-tat. Babai i tij adoptiv përherë e kishte mbështetur në kërkimin e tij të pareshtur për të gjetur nënën biologjike. Që në moshën 12 vjeçare, Tobai dërgoi letër tek shtëpia e fëmijës, për të pyetur për nënën. Nuk gjeti informacion dhe pasi mbushi 20 vjeç, nisi orvatjen për ta gjetur vetë nënën. Arriti të gjejë vetëm mbiemrin e nënës biologjike. Për vite me radhë provoi shumëçka, por nuk mund ta gjente të ëmën.

Derisa pak kohë më parë arriti të gjejë një kushërirë të saj, përmes një sajti ku mund të gjesh përputhjet në ADN.  Nga atje mundi të kontaktojë me tezen e saj dhe më tutje me të ëmën. Udhëtoi mbi 3 mijë kilometra dhe ky është momenti, kur 50 vjeçari mbërrin në derën e banesës ku qëndronte nëna.

Kjo është shtëpia e nënës, 40 vite kam pritur për këtë moment”-thotë 50 vjeçari. Ndiqeni videon prekëse

Video mori mijëra reagime, ndërsa burri u shpreh: “Kur iu afrova nënës, gjëja e vetme që mbajta në mendje ishte zëri i saj. Isha mirë, por kur e përqafova… në momentin kur ajo më preku, e gjithë fëmijëria më kaloi në mendje, shpërtheva në lot në krahët e saj…”

50 vjeçari me nenen biologjike dhe babain adoptues

“Im atë (adoptivi) më shpjegoi që atëherë dhe unë e dija se nëna më kishte dhënë për adoptim sepse nuk kishte patur mundësi për të më siguruar jetë… e kuptova që ajo më la në mënyrë që unë të kisha një jetë më të mirë”-shtoi më tutje burri.