Kamerieri përdor çadrën e lokalit për të shoqëruar në shtëpi burrin me aftësi të kufizuara

 Kamerieri përdor çadrën e lokalit për të shoqëruar në shtëpi burrin me aftësi të kufizuara

Një akt mirësie, sado i vogël qoftë, përherë sjell me vete një ndjenjë pozitive… një ndjenjë që fundja na bën të jemi njerëz.

Fotoja e mësipërme është shkëputur nga një video, e cila tregon momentet kur një kamarier shoqëron një burrë në një karrocë me rrota duke e ruajtur nga shiu përmes një prej çadrave të lokalit.

I riu e ka shoqëruar deri në shtëpi burrin dhe më pas është rikthyer në punë.

Video eshte regjistruar në Dublin dhe është bërë virale në media e rrjetet sociale.