“Këtu po jetojmë si qentë” Rrëfimet e azilkërkuesve shqiptarë në kampin e përmbytur në Francë

 “Këtu po jetojmë si qentë” Rrëfimet e azilkërkuesve shqiptarë në kampin e përmbytur në Francë

“Një dyshek i mbushur në baltë, qëndron jashtë duke u tharë në këmbët e urës në Pierre-de- Coubertin. Tutje më poshtë, gjen çarçafë të pisët të hapur në një karrocë të ndryshkur. Afro 15 azilantë me origjinë shqiptare së bashku me fëmijë, janë rikthyer në këtë zonë të Garronne, pavarësisht se barrakat ku qëndronin u përmbytën.

Vendi, aspak i pastër edhe përpara përmbytjeve, tashmë është bërë i ndyrë. Edhe në të ftohtin e acartë që zotëron në Tuluz (Toulouse) këtë janar, ende ndihet aroma e rëndë që vjen nga këto kasolle.”

Kështu e përshkruan media franceze vendin ku për muaj me radhë kanë qëndruar një grup azilantësh shqiptarë. Kampi u përmbyt pak ditë më parë prej reshjeve, duke e përkeqësuar edhe më tutje gjendjen e këtyre azilantëve, të cilët jetojnë në kushte të mjeruara.

“Këtu uji ka hyrë kudo. Niveli është ngritur thuajse një metër mbi tokën. Çdo gjë është e bërë qull. Kanë punuar për tre ditë rresht, por ende ka për të bërë punë”-tregon Mirela, një 42 vjeçare shqiptare.

Ajo punon si përkthyese për shumë nga azilantët shqiptarë që po jetojnë në këto kushte të rënda. Një nënë më tutje, po dridhet nga të ftohtit, në fytyrë i dallohet lodhja. Esati, i shoqi, nis të bërtasë: “Po jetojmë si qentë këtu! Duhet të na dërgojnë diku tjetër. S’mund të vazhdojmë kështu, kemi frikë se lumi do të na përmbysë sërish”

Media franceze më tutje shpjegon se pas përmbytjeve, një grup nga “Médécins du monde” (mjekë) i erdhi në ndihmë azilantëve.

“Mjekët vizituan Esatin. Këmba e tij ishte në gjendje të keqe. Është e operueshme, por fillimisht duhet të shfryhet (nga enjtja).”-shkruan ladepeche.fr.

Përfaqësuesi i një organizate jo-qeveriatare (Antoine Bazin), tregoi se çfarë do të ndodhë me këta azilantë.

“Kur uji nisi të ngrihet, policia erdhi këtu dhe i kërkoi azilantëve të largohen. Ata e gjetën veten në rrugë. Sapo janë kthyer, por këtu nuk kanë as ujë. Kjo situatë ka krijuar instabilitet e pasiguri mes tyre.”

Ndërkohë shërbimet shtetërore atje deklaruan se po e monitorojnë situatën, ndërsa vunë në dukje se kur azilantët janë larguar nga kampi (prej përmbytjeve), nuk kanë bërë asnjë kërkesë për strehim.

Më poshtë një tjetër media franceze përcolli këtë kronikë