Kur u zgjua, e gjeti veten në tokë… Rrëfimi i 17 vjeçares që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

 Kur u zgjua, e gjeti veten në tokë… Rrëfimi i 17 vjeçares që i shpëtoi tragjedisë në Bullgari

17 vjeçarja Zulejha Jasharovska është një ndër të mbijetuarat e tragjedisë në Bullgari. Ajo ka folur shkurtimisht në një prononcim për Alsat, duke treguar se ka qenë në gjumë në momentin e aksidentit që i mori jetën të paktën 45 personave.

E mitura tregoi se ishte e ulur në sediljet e prapme të autobusit dhe kur është zgjuar e ka gjetur veten në tokë dhe ka dëgjuar britmat e njerëzve.

Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.