Leksioni i një mësuesi: Sot s’ka stërvitje, pastroni oborret e të moshuarve nga dëbora… mos merrni para!

 Leksioni i një mësuesi: Sot s’ka stërvitje, pastroni oborret e të moshuarve nga dëbora… mos merrni para!

Një grup gjimnazistësh të cilët luajnë në një skuadër futbolli amerikan, morën një mesazh ndryshe nga herët e tjera. Moti ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe ata po prisnin një lajmërim për pezullimin e stërvitjes, apo në rastin më të mirë, zhvillimin e saj në ambientet e brendshme të shkollës.

Por, mësuesi i tyre, i dërgoi këtë mesazh

“Për shkak të përkeqësimit të motit, stërvitja e të hënës është pezulluar. Gjeni një të moshuar apo një person me aftësi të kufizuara dhe pastrojini oborrin nga dëbora… kjo është stërvitja juaj e të hënës”

E me të ardhur mesdita, nxënësit nisin t’i sjellin mësuesit një sërë fotosh, teksa pastrojnë oborret apo rrugica e fqinjëve të tyre, një stërvitje e vërtetë fizike por edhe më shumë se kaq.

27 gjimnazistë kishin dalë në rrugë me lopata për të hequr dëborën nga shtëpitë e të moshuarve dhe atyre personave që vetë nuk do të kishin mundësi të pastronin.

“’Është një mënyrë e mirë, për të ndihmuar komunitetin, të ndihmosh tjetrin që ka nevojë për ndihmë”-tregoi mësuesi për median amerikane.

Por edhe nxënësit duket se leksionin e kanë kuptuar.

“Ku ka më mirë sesa të ‘stërvitesh’ duke ndihmuar të tjerët, do e bënim përditë me kënaqësi këtë punë”-tregoi një prej gjimnazistëve.