Londër, një 30 vjeçar shqiptar u gjend i pajetë në banesë, çfarë thonë mediat britanike

 Londër, një 30 vjeçar shqiptar u gjend i pajetë në banesë, çfarë thonë mediat britanike

Tre persona janë vënë nën pranga si të dyshuar për vrasjen e një 30 vjeçari shqiptar, i cili u gjet i pajetë në një banesë në veri të Londrës. Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë, ndërsa tashmë mediat britanike kanë zbuluar identitetin e të ndjerit.

Siç raporton BBC, Olsi Kuka u gjet në banesë me shenja të goditjes me thikë. Autoritetet morën një telefonatë dhe kur mbërritën në vendin e ngjarjes e gjetën të pajetë të riun.

Mbi vrasjen e të riut janë ndaluar, dy burra të moshave 33 e 25 vjeç si dhe një vajzë 24 vjeçe. Kjo e fundit u lirua me kusht.

Autoritetet e kryeqytetit kanë bërë apel drejtuar qytetarëve, që nëse kanë informacion mbi ngjarjen, të kontaktojnë policinë.