Makina përplas 10 vjeçarin në Kamëz

 Makina përplas 10 vjeçarin në Kamëz

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:15 në Kamëz, ku një makinë ka goditur një të mitur.

Si pasojë e lëndimeve të marra, 10 vjeçari është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Tiranë/Informacion paraprak.

 Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç.

Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njoftuan autoritetet