“Mami, sot i shpëtova jetën një të moshuari” 14 vjeçari sfidon flakët për të shpëtuar pensionistin

 “Mami, sot i shpëtova jetën një të moshuari” 14 vjeçari sfidon flakët për të shpëtuar pensionistin

Një adoleshent 14 vjeçar arriti t’i shpëtojë jetën një të moshuari i cili kishte mbetur i bllokuar në shtëpi, ndërsa banesa ishte përfshirë nga flakët.

Çarli ishte duke ecur pranë shtëpisë së të moshuarit kur kishte vënë re zjarrin dhe tymin. Brenda banesës ishte një burrë në pension, të cilin Çarli arriti ta nxjerrë jashtë rrezikut të flakëve e tymit.

Pas aktit heroik, adoleshenti ka telefonuar zjarrfikësit të cilët më tutje kanë shkuar flakët. Zëdhënësi i zjarrfikësve i ‘tërhoqi veshin’ adoleshentit teksa deklaroi se civilët nuk duhet të vendosin veten në rrezik duke hyrë në godina me zjarr.

Gjithsesi, një falenderim nga ana e profesionistëve, shkoi pikërisht për 14 vjeçarin që me guximin e tij ia shpëtoi jetën të moshuarit.

Ende pa u bërë lajm në media ngjarja, Çarli kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte thënë të ëmës.

“Nënë, sot shpëtova një të moshuar nga flakët”. E ëma ishte shfaqur dyshuese fillimisht, derisa pa lajmet